Lajme

Hoxhaj: Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë

Deputeti i i PDK-së, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ka Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë dhe të pavarur.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Rambujeja, marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit.

“Edhe më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, por asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai gjithashtu ka thënë se Rambujeja ka rreshtuar vendin tonë në anën e drejtë të gjeopolitikës dhe të historisë.

“23 vjet më parë, Delegacioni i Kosovës i prirë nga Hashim Thaçi përmbylli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët me këtë përmbajtje: Tërheqjen e ushtrisë serbe dhe vendosja e trupave paqeruajtëse të prirë nga NATO, ndërtimin e institucioneve qeverisëse demokratike dhe marrja e një vendimi mbi statusin e Kosovës pas tri vitesh”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj./Shqip.com