Lajme

Hoxhaj-Kurtit: Kryeministër mos e luaj rolin e të fortit me sindikatat

Kryeministri Albin Kurti dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debati në lidhje me grevën në arsim.

E për këtë çështje, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i kërkoi llogari kryeministrit Albin Kurti.

Në fjalën e tij para deputetëve, Hoxhaj i bëri thirrje Kurtit që “mos ta luaj të fortin me sindikatat dhe opozitën”.

“Kryeministri Kurti në këtë Kuvend e ka thënë se arsimi është prioritet dhe kërkon konsensus nacional, fakti që s’po ka vullnet për të kërkuar konsensus me sindikatën tregon se ku jemi. Arsimtarët janë qytetarë të Kosovës dhe ju ftoj që të riktheheni dhe të bisedoni me ta…Ju ftoj juve për një zgjidhje kalimtare meqë nga janari mund të jetë në fuqi Ligji për Pagat është mirë të bisedoni me mësimdhënësit….E ftoj sot që nuk ka nevojë ta luajë rolin e të fortit në raport me sindikatat e rolin e të fuqishmit në raport me opozitën, por ta kuptojë në thelb se si duket procesi demokratik”, u shprej Hoxhaj.

Ilustrim

Theksojmë se ka nisur java e katërt prej kur punëtorët arsimor kanë hyrë në grevë.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com