Hoxhaj: Kurtit e Osmanit iu bë e qartë nga NATO se duhet leje për forcat policore në Veri
Publikuar:
(07.09.2023 21:17:33)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës.
Ai ka thënë se Kurtit dhe Osmanit i është bërë e qartë që duhet leje që forcat e Policisë së Kosovës të hyjnë në Veri.
Këtë, Hoxhaj e ka quajtur si lajm të keq për Kosovën.
”Sot u pa qartë edhe një herë se me dyshen Osmani-Kurti, procesi i dialogut është zvogëluar rreth gabimeve strategjike të Kosovës dhe jo interesave të saj, kur nga selia e NATO-s u tha se Kosova tani duhet të kërkojë leje nga KFOR-i për të vendosur forcat policore në veri. Lajm i keq”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
/Shqip.com