Lajme

Hoxhaj: Kosova duhet ta vendos sigurinë para normalizimit

Ish-ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj
Ish-ministër i Jashtëm, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se Kosovës i duhet një politikë e re e sigurisë.

Pas sulmit në Banjskë, ka thënë Hoxhaj, Kosova duhet ta vendos sigurinë para normalizimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe për prioritet tjera që duhet t`i ketë Kosova në fushën e sigurisë.

“Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së! Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real!”, ka shkruar Hoxhaj.

/Shqip.com