Hoviener i shkon në takim Haradinajt, flasin për planin franko-gjerman
Publikuar:
(09.11.2023 17:29:21)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku temë kryesore e diskutimit ishte procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj e ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e AAK-së për planin franko-gjerman.
“E konfirmova qëndrimin e Aleancës në mbështetje të Planit Franko-Gjerman duke theksuar se ky plan duhet që Kosovës t’i mundësojë rrugën e njohjes nga Serbia, anëtarësimin në NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.
/Shqip.com