Lajme

Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja e rrit sigurinë

Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë
Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë

Pas arritjes së marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, sot ka reaguar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është dëshmi e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, shkruan Hovenier.

Për rolin e SHBA-ve në dialog, ditë më parë kryeministri Kurti kishte thënë se Brukseli është në kontakte të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe po bëhen përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje.

“SHBA-ja dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë konstruktiv, pozitiv, kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA dhe sidomos ambasadori janë në kontakt me Brukselin”, ishte shprehur Kurti.

Të gjitha zhvillimet rreth marrveshjes se arritur gjeni ne permbledhjen LIVE

/Shqip.com