Hovenier vazhdon negociatat me shoqërinë civile për Asociacionin

Ambasadori i Amerikës, Jeff Hovenier do të vazhdojë negociatat me shoqërinë civile për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Sadiku- gazetar në Kanal 10.
Takimi i dytë pritet të ndodh ditën e enjte, por ky takim nuk do të ndodhë në objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.
Takimi do të zhvillohet në Rezidencën e Ambasadorit Amerikan.
Kujtojmë se më 31 janar u mbajt takimi i ftuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Disa ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraçiti gjashtë pika lidhur me Asociacioni.
Ndryshe gjatë ditës së sotme në Prishtinë dhe Beograd qëndroi për vizitë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai zhvilloi takim me Kurtin dhe Vuçiq dhe pas takimit me Kurtin tha se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen.
/Shqip.com