Ekonomi

Hovenier: ShBA do të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës për një të ardhme të qëndrueshme energjetike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se ky shtet do të vazhdojë të mbështetës Kosovën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike.

Hovenier në platformën “X”  ku ka shkruar për takimin që ka zhvilluar  me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se e ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID-it dhe MCCgov programet. Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar ambasadori.

/Shqip.com