Hovenier sërish flet për Asociacionin: Nuk është autonomi, nuk shkel Kushtetutën

Ambasadori i Shteteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier i bëri sëirsh thirrje Kosovës ta formojë Asociacionin, pasi që sipas tij nuk ka kohë për të humbur.
Hovenier, në një intervistë për Ilva Taren në “Balkans Debrief” deklaroi se të njëjtin qëndrim ndajnë edhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, për përmbushjen e këtij detyrimi në mënyrë urgjente.
“Drafti aktual është në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese dhe nuk krijon autoritet apo pushtet ekzekutiv për Asociacionin. Kjo nuk është një provincë autonome brenda Kosovës”, tha Jeffrey Hovenier.
Ai po ashtu foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë duke e konsideruar atë “një përpjekje të koordinuar, konsoliduar dhe sofistikuar për të destabilizuar rajonin, dhe veçanërisht veriun e Kosovës.
“Ishte një kërcënim i drejtëpërdrejtë për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Natyrisht ishte një tragjedi”, shtoi ai.
Derisa komentoi edhe paralajmërimin e autoriteteve kosovarë për ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid Hovenier, tha se palët duhet të fokusohen më shumë nga e ardhmja se sa e kaluar, megjithatë shtoi nënvizoi se ende ka nevojë për të vendosur drejtësi në rajon.
/Shqip.com