Lajme

Hovenier reagon pas zhvillimeve te djeshme në Serbi dhe arrestimet e policëve

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier është shprehur se ShBA-ja është e shqetësuar për atë se çfarë ka ndodhur dje në kufijt serb.

“Sapo e përfundova një prej takimeve të rregullta me presidenten Osmani dhe si shpesh diskutuam për organizimin e suksesshëm të Forumit për Gratë dhe Paqen të cilën e udhëhoqi ajo, folëm për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, incidentet e djeshme dhe për Jankoviqin i cili është i njohur për ne për shumë vite. Jam i shqetësuar për këtë çështje sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin komuniteti serb në Policinë e Kosovës pavarësisht etnisë. Andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq. Stano ishte mjaft i qartë dhe se si BE-ja i sheh gjërat. Ne pajtohemi me BE-në, edhe SHBA-ja pret që të gjitha zotimet e arritura përmes dialogut të zbatohen plotësisht nga Serbia dhe Kosova”, ka thënë Hovenier.

/Shqip.com