Lajme

Hovenier: Nuk ka kushte për zgjedhje në veri

Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë
Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Përmes një statusi në Twitter, Hovenier ka thënë se nuk ka kushte për zgjedhjet në veri.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”, ka shkruar Hovenier.

Po ashtu Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, si dhe rrezikimin e jetëve, nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka shkruar Hovenier.

Zgjedhjet për komunat në veri do të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa për dy kuvende komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

/Shqip.com