Lajme

Hovenier: Njerëzit e përfshirë në korrupsion në Kosovë dhe rajon të mos flenë të qetë

Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me luftimin e korrupsionit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se njerëzit në Kosovë e rajon, që janë të përshirë në aktivitete kriminale, nuk duhet të flenë të qetë, pasi mund të sanksionohen në çdo moment gjatë një interviste në Klan Kosova.

“Njerëzit në Kosovë ose në vendet e rajonit, që janë të përfshirë në aktivitete të organizuara kriminale ose korrupsion, nuk duhet të flenë të qetë dhe fare mirë mund të ketë sanksione të caktuara në një moment”, ka thënë Hovenier

Ai tha se nuk i shohin paraprakisht vendimet për sanksione dhe se zakonisht i informojnë njerëzit për këto vendime në kohën kur i bëjnë publike ato./Shqip.com