Lajme

Hovenier: Shpresoj që marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë të ndodh gjatë mandatit të Kurtit dhe Vuçiqit

Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se dialogu dhe marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.

Hovier është shprehur optimist se mund të arrihet një marrëveshje finale.

Këtë e ka bërë të ditur Hovenier gjatë një intervistë për mediumin Kossev.

‘’A besoj se kjo mund të bëhet gjatë mandatit tim, në mandatin e ambasadorit Hill apo gjatë mandatit të liderëve aktualë politikë? Po, besoj se është e mundur. Nëse kjo do të ndodhë absolutisht, nuk mund ta kontrolloj, në fakt është diçka që duhet të vendosin vetëm dy qeveritë, presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti’’ është shprehur Hovenier.

Hovenier është deklaruar se dialogun e shen si aktivitet të domosodoshëm për të arritur qëllimin e dëshiruar.

‘’Unë e shoh dialogun si një aktivitet të domosdoshëm për të arritur qëllimin e dëshiruar përfundimtar. Qëllimi përfundimtar i dëshiruar është që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj në institucionet dhe strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe të veprojë dhe të jetë ajo që është – një vend relativisht i vogël në Ballkanin Perëndimor’’ është shprehur Hovenier.

Hovenier thotë se e mbështesin fuqishëm një dialog që dërgon në njohje reciproke.

 Po ashtu Ambaadori Amerika është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqura dhe vlerësojnë mbështetjen shumë të fortë që Qeveria e Kosovës ka treguar për popullit e Ukrainës. 

‘’Qeveria e Kosovës ishte ndër të parat që dënoi pushtimin e pajustifikuar të Rusisë. Mendoj se është i vetmi vend që njoh që ka miratuar të gjitha paketat e sanksioneve të SHBA-së dhe të gjitha paketat e sanksioneve të BE-së’’ është shpreuhur Hovenier.

Në fund Hovenier thotë se  Shtetet e Bashkuara  e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës./Shqip.com