Hovenier: Me Komisionin për Punë të Jashtme biseduam për sigurinë kombëtare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar sot me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Lidhur më këtë takim ambasadori i shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shprehur se takimi me anëtarët e komisionit i frytshëm.
“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë nacionale. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Hovenier.
Ndërsa kryetari i këtij komisioni Haki Abazi u shpreh se rikonfirmuan lidhjen e marrëdhënies speciale me SHBA-të.

“Ne sot kishim kënaqësinë e nderin të kemi mysafir ambasadorin Hovenier, rikonfirmuam lidhjen e marrëdhënies speciale me SHBA-të, rrugëtimin tonë drejt rrugës euro-atlantike. Diskutuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë”, tha Abazi.
Ai u shpreh se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdoj edhe më tej./Shqip.com