Kulturë Kino

“House of the Dragon” thyen rekorde, mesatarisht 29 milionë shikues për episode

Seriali “House of the Dragon”, po vazhdon të thej rekorde në shikueshmëri.

“House of the Dragon” ka mbledhur mesatarisht 29 milionë shikues për episod.

Kjo konsiderohet si një audiencë masive për çdo seri, “Game of Thrones” kishte mesatarisht më shumë se 44 milionë shikues për episod për sezonin e tij të tetë dhe të fundit në 2019.

Sipas Variety, statistikat e episodit të 5-të “House of the Dragon” kombinojnë matjen e Nielsen të katër transmetimeve kabllore të së dielës me numrin e shikuesve të transmetimit nëpër HBO Max dhe platforma të tjera HBO.

Të dhënat e Nielsen treguan që 2.576 milionë shikues e shikuan episodin e pestë vetëm në linjën e katër të HBO, e cila shënon vetëm gjysmën e këtij sezoni të House of the Dragon.

“House of the Dragon” do të ketë një ndryshim narrativ dhe kast pas këtij episodi, pasi episodi i 6-të do të shënojë një “kërcim” të madh kohor.