Hoti për qasjen në gaz: Gjatë qeverive të LDK-së nuk kishim dilema për bashkëpunimin me SHBA-të

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë qeverive të Lidhjes Demokratike të Kosovës ( Mustafa dhe Hoti) nuk kishte dilemma për bashkëpunimin me SHBA-të sa i përket çështjes së gazit.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se është dëm i madh hapja e dilemave se a duhet të ndërtohet rrjeti që i mundëson Kosovës qasje në gaz.
“Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz”, ka shkruar Hoti në Facebook.
“As në Qeverinë Mustafa dhe as në Qeverinë time nuk kemi pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA”.
“Në vend që të shkohet përpara me projektin e gazit, hapet debati për rikostruim të TC Kosova A që është kancer ambientialist”.
“Projekti i gazit ka dimension ekonomik dhe gjeopolitik. Duket se asnjëri nga këto dimensione nuk po kuptohen sa duhet apo po neglizhohen nga qeveria aktuale”, ka shkruar Hoti. /Shqip.com