Hoti: Njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike
Publikuar:
(11.06.2023 22:35:22)

kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të vizitës zyrtare të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael të Kuvendit të Kosovës, tha se njohja e Kosovës nga Izraeli ka qenë historike.
Kjo, për faktin se ka ndodhur drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, tha Hoti përmes një postimi në Facebook.
“Tani na duhet të punojmë shumë që marrëdhëniet e Kosovës me Izraelin të jenë shumë të ngushta, në veçanti në sferën ekonomike ku mundësitë janë të pafundme”, tha tutje ai.
Hoti njoftoi se ditët në vijim, do të takojë Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Grupin homolog të Miqësisë. Do të vizitojmë disa qendra për hulumtime strategjike dhe të sigurisë në Jerusalem.
/Shqip.com