Hoti: Njerëzit janë mashtruar nga koalicioni Kurti-Osmani

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, është shprehur se njerëzit janë mashtruar nga koalicioni Kurti-Osmani.
“Marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte. Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, ka thënë Hoti.
Hoti më tutje ka thënë se Kurti-Osmani kanë garuar me shtatë kushte kryesore por që ato nuk janë plotësuar.
“Sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me këto kushte:
1. Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”.
2. Nuk ka dialog pa kërkim falje.
3. Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
4. Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme.
5. Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke.
6. Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë.
7. Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë”.
/Shqip.com