Lajme

Hoti: Kosova u zhvillua e s’u varfërua nga qeveritë e kaluara

Avdullah Hoti, LDK
Avdullah Hoti, LDK

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj një deklarate të Bankës Botërore, ku thotë se Kosova ka përjetuar progres ekonomik gjatë dekadës së fundit.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo i bie që Kosova qenka zhvilluar e jo varfëruar nga qeveritë e kaluar.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”.

“Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet. Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

/Shqip.com