Lajme

Hoti: Kemi ofruar qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës për të ua hequr dyshimet

Ish-deputeti i PDK-së, Andin Hoti

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, deklaroi të enjten se në vizitën dyditore në Bruksel ku delegacioni i Kosovës është takuar me atë të Serbisë, ku i pranishëm ishte edhe ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, e kanë ftuar këtë të fundit për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës.

Hoti thotë se këtë e kanë bërë me qëllim që të largojnë të gjitha dyshimet për “arkivat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sipas tij, arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj thotë se marrëveshja është në interesin e saj.

“Sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Lexo edhe:
Lajçak pas takimeve dyditëshe në Bruksel: Pozicionet e palëve shumë larg

Ai më tej shton se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ndërkohë sa i përket kritikave që morën për çështjen e hapjes së arkivave, Hoti shtoi se një çështje e tillë nuk duhet të jetë politike dhe nuk e ndihmon aspak procesin./SHQIP.com