Lajme

Hotelet falas në Vlorë për 28 Nëntor

Vlora në prag festimesh për 110-vjetorin e Pavarësisë vjen me një ofertë të unifikuar nga një pjesë e madhe e hoteleve në vend.

Ato janë bërë bashkë dhe kanë vendosur një ofertë për të gjithë ata që duan të kalojnë 28 Nëntorin në qytetin e flamurit. Më konkretisht, të gjitha hotelet këto ditë do të kenë çmimin 25 euro nata dhe nëse rezervon dy net, për 28 nëntor mund të akomodohesh falas.

Ky vendim është marrë së bashku në lidhje me bashkinë.

Florika Rodakaj, operatore turistike tregoi se veç akomodimit që është pjesa më e rëndësishme për turistët, janë edhe aktivitet e dedikuara ditëve të Festave Komëtare, koncerti i madh me këngëtarë të njohur, gara e çiklizmit ekspozita në Lungo Mare por edhe aktivitete më shkencore./Euronews Albania

/Shqip.com