Horoskopi i datës 4 mars

  • dashi

    Mundohuni të jeni më të qetë sot dhe të mos kërkoni gjëra të pamundura. Në këtë mënyrë jeta do ju rrjedhë për mrekulli. Nëse keni një lidhje do vendosni shumë rregull dhe do mundoheni ta bëni çdo moment sa më të veçantë. Nuk do mungojnë përkëdheljet dhe surprizat nga të dyja palët. U beqarët do e takoni që në mëngjes një person shume të këndshëm dhe do ju duket sikur e keni njohur prej kohësh. Në punë do jeni si një motor i fuqishëm që nuk do ndaleni për asnjë moment. Do dini të merrni mbi vete çdo lloj përgjegjësie që nuk do e marrë askush tjetër. Paratë nuk do jetë në gjendjen më të mirë, por do jenë të mjaftueshme sa për ta kaluar ditën pa probleme.

  • demi

    Sot do jeni të gatshëm të negocioni dhe të bashkëpunoni me të gjithë. Qetësia dhe harmonia vlejnë më shume se çdo gjë tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mëngjesi mund të jetë disi delikat dhe i mbushur me debate, dreka do jetë më monotone dhe darka do ndryshojë plotësisht për mirë. Ju beqarët do shihni nga të katërta anët dhe do gjeni persona mjaft interesantë. Në punë do jeni të pandalshëm. Edhe sikur të lodheni e të copëtoheni nuk do e lëshoni veten. Me paratë do ju ndihmojnë shumë disa të afërm të largët.

  • binjaket

    Sot do doni të jeni mbi të tjerët dhe do harroni edhe humanizmin në disa momente. Nëse keni një lidhje nuk do jeni aspak të sinqertë me partnerin dhe nuk do e trajtoni mirë atë. Në fakt ai edhe pse ju do pamasë mund të lëndohet dhe do iu kthejë kurrizin njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të stabilizohen. Do flirtoni shumë me disa persona, por në momentin që ata do ju afrohen ju do tregoheni indiferentë. Në punë, falë mbështetjes së Marsit do ndiheni disi më të sigurt për të ecur edhe me tej me detyrat që iu janë dhënë. Financat nuk do jetë e lehtë t’i ekuilibroni.

  • gafore

    Mërkuri do e dominojë qiellin tuaj të dashurisë gjatë kësaj dite. Do keni më të hapur për të komunikuar dhe më të gatshëm për të hapur rrugë. Ju të dashuruarit do i përkushtoheni më mish e me shpirt partnerit dhe do e bëni të ndihet më mirë se asnjëherë. Në fakt duhet të përgatiteni edhe ju për ndjenja të forta nga ana e tij. Jeni me të vërtetë shpirtra binjakë. Ju beqarët do jeni sensualë dhe kjo gjë do jetë çelësi për të bërë për vete cilindo. Në punë do keni kundërshtarë shumë të fortë, por sërish nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Buxheti do jetë goxha delikat prandaj duhet te tregoheni te kujdesshëm.

  • luani

    Dielli do ju bëjë shumë më të hapur gjatë kësaj dite dhe mjaft diplomate. Nëse keni një lidhje pasioni do ju pushtojë në shumë momente të ditës dhe do ju duket vetja sikur jeni në një ëndërr. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës në çdo moment. Ju beqaret do bëni mirë të tregoheni sa më të matur dhe të mos filloni lidhje të menjëhershme pa i njohur mirë personat që do takoni. Prisni dhe reflektoni me kujdes. Në punë do ju duhet të kaloni një sfidë goxha të vështirë, por që do ju bëjë më të guximshëm dhe më të fortë. Financat do dini t’i menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

  • virgjeresha

    Për fat të keq Venusi do ju bëjë ta humbni entuziazmin legjendar që ju rrethon në përgjithësi. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni më të gëzuar e të qeshur ne më parë, përkundrazi do ndiheni shpesh si të burgosur. Dëshpërimi do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Nëse jeni beqarë do jeni më të gatshëm për të filluar njohje dhe do e merrni parasysh edhe se mund të mos arrini në një lidhje me dikë. Në punë, pavarësisht se do lodheni, nuk do dorëzoheni në asnjë moment. Mund të keni edhe ndonjë zgjatje kontrate. Për financat do mbizotërojë një klimë e muzgët. Gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe duhet të bëni kujdes.

  • peshore

    Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni çmos që të riktheni harmoninë dhe ngjyrat në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhe do ju qëndroni larg mosmarrëveshjeve dhe do shmangni personat që duan t’iu nxitin të debatoni me partnerin. Dashuria për njëri-tjetrin do jetë shumë e fortë. Nëse jeni beqarë keni për të pasur një surprizë shumë të këndshme në orët e mesditës dhe zemra do ju ngrihet peshë. Sipas Horoskopit vip, në punë do finalizoni një projekt shumë të madh i cili do ju ndryshoje edhe statusin. Ne planin financiar Saturni nuk do ju lejojë të gaboni.