Horoskopi ditor, yjet këshillojnë që të keni durim në disa çështje

-
dashi
Trekëndëshi mes Saturnit dhe Hënës do të jetë i bukur. Dita mund të nisë me vonesa të vogla lidhur me disa projekte. Horoskopi ju këshillon që të bëni kujdes me mungesën e durimit. Plutoni do të sjellë tension në familje.
-
demi
Edhe nëse në fund dita do të rezultojë mediokre, për shumë të tjerë do të jetë fitimtare. Në pushimet e drekës, do të zbuloni motive interesante lumturie. Në punë, do të keni mbështetjen e Mërkurit.
-
binjaket
Dita do të jetë shumë pak e favorshme për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Në raportet ndërpersonale, në mënyrë të veçantë ndaj kolegëve në punë ose ndaj miqve, mund të ketë re të zeza dhe mungesë dakordësie.
-
gafore
Me ndihmën e Venusit, do të arrini që të shmangni çdo situatë të papërshtatshme. Në punë do të sqaroni disa gjëra, por bëni kujdes që të mos e pësoni. Në fushën e ndjenjave, bëni kujdes dhe mos toleroni më shumë nga sa duhet.
-
luani
Ndikimi i Uranit do të dhurojë një të hënë të mbushur me kënaqësi, por kujdes të “mos lini mendjen”. Shumë e dobishme do të jetë këshilla e një miku, lidhur me mirëqenien fizike. Ndiqni një regjim ushqimor që t’iu pastrojë organizmin.
-
virgjeresha
Do të keni vështirësi në fushën e ndjenjave, në atë fazë sa që nuk do të keni dëshirë as për përkëdhelje. Këshillohet që të tregoni përkushtim ndaj njeriut të zemrës dhe prisni që momenti jo shumë i lumtur të kalojë. Venusi, nuk do të jetë shumë i favorshëm për disa ditë.
-
peshore
Faza tranzitore e Hënës, do të ndikojë në shumë situata ndjenjash, madje mund të çojë në prishjen e tyre. Situata paraqitet më pozitive në jetën familjare. Mundohuni të shmangni debatet e panevojshme.