Horoskopi ditor, për këto shenja është dita më me fat e muajit
-
dashi
Afërdita e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë mund të ketë shumë keqkuptime me partnerin/en. Në punë jeni pak të pavendosur dhe nuk e përjashtoj mundësinë e rishikimit të kushteve të një marrëveshjeje.
-
demi
Takimet janë të preferueshme për beqarët, nuk e përjashtoj mundësinë e përjetimit të një ndjesie në mënyrë të veçantë. Nuk mungojnë idetë në punë, është koha më e mirë për të demonstruar vlerën tuaj.
-
binjaket
Periudha është e turbullt për ndjenjat. Këtë të mërkurë përpiquni të qëndroni larg polemikës, një ish mund të kthehet për t’u shfaqur sërish para jush. Në punë duhet të sqaroni gjërat duke hedhur në letër prioritetet tuaja reale.
-
gafore
Këtë të mërkurë dita nis pak me lëvizje të ngadalta ndaj mos u bëni të paduruar nëse gjithçka nuk shkon sipas planit. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse e kuptoni se nuk mund të vazhdoni vetëm në gjithçka.
-
luani
Ditë e favorshme për ndjenjat, nëse jeni vetëm mund të keni një takim të rëndësishëm. Nga ana tjetër, në punë nëse jeni në moshë të pjekur duhet të merreni me disa shkresurina të pakëndshme burokratike.
-
virgjeresha
Kujdes mos e shtyni shumë debatin në dashuri, ka kohë që partneri/ja juaj ju duket e largët. Në punë, nëse keni një negociatë në pritje, përcaktoni qartë kushtet e marrëveshjes.
-
peshore
Pjesa e parë e ditës së mërkurë fillon në mënyrë pozitive, ndërsa pasdite një telefonatë mund t’ju shqetësojë. Në punë ndoshta do të ketë një marrëveshje për t’u rishikuar.