Horoskopi ditor, parashikimet e yjeve për sot

  • dashi

    Dëshira juaj për të gjetur dialog dhe kompromis do ju ndihmojë të arrini sukses sot. Nëse keni një lidhje partneri do ua shprehë në çdo moment se ndihet me fat që ju ka dhe do ua bëjë çdo moment të hareshëm. Nuk do reshtni së përjetuari emocione. Ju beqaret do jeni joshës dhe mund të merrni ftesa për takime serioze. Nëse ju kërkohet të hidhni hapa më tej mendohuni pak para se te jepni fjalën. Në punë do jeni shumë të zotët dhe shefat do iu japin disa misione edhe më të rëndësishme që do ju bëjnë të kaloni në një tjetër stad. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj bëni kujdes.

  • demi

    Dëshira juaj për të gjetur dialog dhe kompromis do ju ndihmojë të arrini sukses sot. Nëse keni një lidhje partneri do ua shprehë në çdo moment se ndihet me fat që ju ka dhe do ua bëjë çdo moment të hareshëm. Nuk do reshtni së përjetuari emocione. Ju beqaret do jeni joshës dhe mund të merrni ftesa për takime serioze. Nëse ju kërkohet të hidhni hapa më tej mendohuni pak para se te jepni fjalën. Në punë do jeni shumë të zotët dhe shefat do iu japin disa misione edhe më të rëndësishme që do ju bëjnë të kaloni në një tjetër stad. Paratë nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme prandaj bëni kujdes.

  • binjaket

    Për shkak të ndikimit të madh të Jupiterit sot do këmbëngulni shumë për disa gjëra dhe do kërkoni të dalë e juaja. Ju që keni një lidhje nuk do luani ndershëm me partnerin madje mund t’ia punoni edhe pas krahëve. Marrëdhënia do vijë duke u përkeqësuar nga ora në orë. Ju beqarët do keni takime, por duke qene se do i shpalosni që në fillim listën e gjërave që ai duhet të plotësoje, do ikë me vrap. Në punë nuk do i duroni dot kritikat as të kolegëve e as të eprorëve. Shumicën e kohën keni për të qenë me nerva. Në planin financiar do ju duket sikur nuk do mund ta stabilizoni dot asnjëherë gjendjen.

  • gafore

    Sot do jeni gjithë kohës në hije dhe do e urreni këtë situatë duke qenë se do ëndërroni përherë të jeni në plan të parë. Nëse keni një lidhje do jeni shumë xhelozë dhe do kërkoni që partneri as të mos i ktheje sytë diku tjetër. Në fakt me këtë sjelle nuk do bëni asgjë më shumë sesa do e përkeqësoni marrëdhënien me dorën tuaj. Ju beqarët do takoheni me disa persona, por ata do ju duken të këqij dhe të shëmtuar. Do e ekzagjerojnë disi. Në punë do jeni të pandalshëm, por nuk do ua njohin të gjitha meritat. Ne planin financiar duhet të bëni parashikime para se të hidheni në detin e shpenzimeve.

  • luani

    Mos i besoni shumë aparencës gjatë kësaj dite sepse keni për t’u zhgënjyer dhe do vuani. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të mendoni për ndonjë surprizë të këndshme që do ua zbukurojë çdo moment. Mbajeni pranë partnerit dhe mos lejoni që t’i afrohen disa të ashtuquajtur ‘’miq’’. Ju beqarët do takoni disa persona, që ndryshe nga sa do duken, nuk do jenë aspak të sinqertë dhe të qeshur. Në punë do kërkoni vetë të bashkëpunoni me një koleg me më shumë përvojë sepse do mësoni mjaft prej tij. Financat do e kuptoni se po pakësohen me shpejtësi dhe do reflektoni për të marrë masa.

  • virgjeresha

    Sot do bëni të pamundurën të sqaroni situatat e e paqarta dhe do zbuloni edhe disa të vërteta. Nëse keni një lidhje do i bëni pyetjet e duhura partnerit dhe do arrini të sqaroheni njëherë e mirë edhe për disa probleme që ju kanë dalë. Mbrëmja ka për të qenë shumë më e kënaqshme. Ju beqarët mund të merrni mesazhe nga disa persona për të dalë. Pa u nxituar, reflektoni dhe me pas vendosni. Në punë do jeni më të përqendruar dhe askush nuk do ju largojë dot nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

  • peshore

    Hëna do ju ndihmojë sot të merrni vendimet e duhura dhe në mënyrë përfundimtare. Nëse keni një lidhje nuk duhet të hezitoni për asnjë moment t’i shprehni ndjenjat dhe nuk duhet ta acaroni atë që keni në krah. Dijeni se po filluan problemet zor se do rimëkëmbeni lehtësisht. Ju beqarët do jeni më të bindur sot dhe do vendosni të pranoni lidhjen me ikë që ju ka propozuar. Në punë mos ua vini veshin kolegëve, por reflektoni dhe hidhni hapat e duhura. Financat do i menaxhoni me më shumë përkujdes kështu që gjendja do fillojë të përmirësohet pak e nga pak.