Horoskopi ditor, disa gjëra negative mund të ndodhin për këtë shenjë

  • dashi

    Në orët në vijim do të arrini të zgjidhni një çështje që ju është për zemër. Për sa i përket punës, do të ketë mundësi të bëni diçka më shumë. Nga mesi i vitit do të mund të keni edhe një konfirmim të mirë.

  • demi

    Janë të mundshme disa diskutime familjare për çështje ekonomike. Kujdes edhe nga një ish. Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj më 16 maj, ndaj sa më shumë t’i afroheni asaj dite aq më mirë.

  • binjaket

    Nuk mund të jenë të gjithë në anën tuaj. Situata e përgjithshme ju tensionon pak, do të jetë detyra juaj të përpiqeni të mos e derdhni këtë tension edhe në sferën sentimentale. Deri në fund të muajit do të jetë më mirë të shmangni gabimet

  • gafore

    Gjatë orëve të ardhshme do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje çështjeve praktike. Dikush mund të jetë paksa tepër bujar ose i hutuar. Kini kujdes se ku i lini çelësat e shtëpisë ose portofolin tuaj.

  • luani

    Situata e punës në këtë fazë paraqet një pikë të dobët. Kujdes në familje nëse ka ndonjë mosmarrëveshje. Më pas maturia duhet të dyfishohet në marrëdhëniet me të lindurit në shenjat e Binjakëve dhe Ujorit.

  • virgjeresha

    Brenda muajit shkurt mund të mbërrijë një kënaqësi e madhe. Në këto 24 orë, i vetmi moment negativ do të jetë mëngjesi, kur tashmë mund të ndiheni të lodhur për shkak të shumë gjërave për të bërë.

  • peshore

    Gjatë fundjavës mund të ketë edhe një pajtim dhe çiftet më të forta do të bëjnë zgjedhje të vështira. Këto janë orë për t’iu kushtuar familjes dhe dashurisë.