Horoskopi ditor, 28 gusht 2022

  • dashi

    Edhe pse sot jeni impulsive ju që jeni në një marrëdhënie, në momente të caktuara do të ndaloni dhe do të mendoni mirë atë se çfarë do të bëni. Beqarët më në fund do arrijnë të gjejnë personin e duhur dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

  • demi

    Sot edhe pse duhet të rrini shumë kohë në punë mos u shqetësoni, partneri/ja do e gjejë mundësinë për t’ju takuar. Është mirë të rikuperoni në kohë sepse do t’ju nevojitet. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të vendosin diçka, sepse mund të lëndohen më vonë. Financat nuk do jenë aspak t mira, kujdes me shpenzimet.

  • binjaket

    Sot do të keni një dyluftim ndjenjash midis miqve tuaj dhe partnerit/es. Do t’ju vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra dhe do kenë mundësi pa fund për të ndryshuar të ardhmen. Financat do vazhdojnë të jenë delikate, kështu që bëni mirë të merrni disa masa.

  • gafore

    Edhe pse në përgjithësi jeni shumë egoist ju të dashuruarit, sot do t’ju duhet ti bëni ju zgjedhjet për familjen tuaj. Jeni në pozitë të vështirë. Beqarët do tregohen të hapur dhe mjaft të disponueshëm për t’ju përgjigjur ftesave për takime. Financat kujdesuni ti mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll për të shmangur problemet.

  • luani

    Dita e sotme është mjaft me fat për të dashuruarit e kësaj shenje. Çdo gjë do të shkojë më mirë seç e keni menduar. Beqarët nuk duhet të nisen nga pamja e jashtme e personave që do takojnë, sepse jo të gjithë janë ashtu siç duken. Financat do vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë që do bëni.

  • virgjeresha

    Një ngërç i momentit sot do të bëjë të ndryshoni gjithë programin e ditës ju që jeni në një lidhje dashurie. Pa zgjidhur këtë problem nuk mund të ndërmerrni asnjë veprim. Beqarët të mërzitur nga vetmia, do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi të vogla.

  • peshore

    Sot ju që jeni në çift do të tregoheni mjaft të drejtë lidhur me këshillat që do t’ju kërkohen. Mund të pozicionoheni vetëm në ato raste që mendoni se është zgjidhja më e mirë. Beqarët ka mundësi të takojnë personin e duhur sot, pas ndihmës që do marrin edhe nga Venusi. Financat do vazhdojnë të mbeten në gjendje të ekuilibruar.