Horoskopi ditor, 17 gusht 2022

  • dashi

    Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata qe keni ne krah ose me të afërmit sepse do ju turbullohet gjithë jeta. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni rreziqe sepse dita do jete paksa delikate. Tregohuni më tolerante dhe nuk do keni surpriza të këqija. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare në mënyrë te papritur. Studiojini mire personat pastaj vendosni për te ardhmen. Në pune do ju konkretizohen të gjitha planet dhe do merrni edhe disa shpërblime. Më të privilegjuarit do jenë ekonomistët dhe arkitektët. Financat do përmirësohen. Do ketë hyrje të papritura parash në arkën tuaj, por mos i harxhoni ato pa masë.

  • demi

    Javë plot ngjyra do jetë kjo për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungoje as grija dhe e zeza. Ju që jeni në një lidhje do mendoni se nuk keni përfituar shumë nga koha e beqarisë dhe do tentoni aventura. Ju që jeni ende vetëm do e vuani aq shume këtë situate saqë do e mbyllni me dy dyer zemrën tuaj. Do jeni të dëshpëruar. Yjet nga ana tjetër ju këshillojnë të tregoheni më të hapur sepse do ketë edhe takime. Në pune do jeni ambicioze në maksimum dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për të arritur atje ku doni. Keni për t’ia dalë mbanë edhe pse do lodheni pak. Tregohuni më strikte me menaxhimin e financave që mos bini në humnerë.

  • binjaket

    Sot do jeni më të vendosur për të vendosur rregull në jetën tuaj dhe nuk do ndaleni para asgjëje. Mund të fillojnë të marrin jetë edhe disa projekte shumë të dëshiruara. Nëse jeni në një lidhje, disiplina, harmonia dhe komunikimi do mbizotërojë gjithë kohës mes jush dhe partnerit. Ju beqarët mbase nuk e prisnit kaq shpejt, por sot do ju dalë para syve personin që aq shumë keni ëndërruar. Pa u menduar dy herë d e përqafoni atë dhe nuk do i ndaheni më. Në punë do jeni më bashkëpunues me kolegët, do ndani mendime e ide dhe do arrini atje ku doni. Për ju nuk ka gjëra të pamundura. Paratë do mbeten të kënaqshme sepse do dini të shpenzoni me kujdes.

  • gafore

    Kjo ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimiste dhe entuziaste. Do lundroni në një det të qetë dhe të ngrohtë nëse jeni në një lidhje. Marsi do iu nxitë të jeni më tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj. Tensioni nuk do mbizotërojë në asnjë moment. Për sa iu përket ju beqarëve, është Hëna ajo që do sjellë surpriza mjaft të këndshme. Përfitoni sa të mundni. Në punë duhet të jeni dyfish të matur këtë javë sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar në kohë një projekt të dhënë. Urani do iu ndihmoje të përmirësoni ekuilibrin financiar. Gjithsesi mirë do jetë mos shpenzoni pa limit.

  • luani

    Sot nuk do ndiheni aspak të privuar për të shprehur ato që mendoni dhe do keni forcë të madhe bindëse. Nëse jeni në një lidhje do iu pëlqejnë ndryshimet dhe të rejat dhe do doni ta largoni rutinën sa më parë. Flisni me partnerin për këtë sepse së bashku do arrini edhe më shumë. Nëse jeni beqarë do i merrni gjërat më seriozisht dhe nuk do doni aventura pa të ardhme. Mundet edhe t’iu plotësohen dëshirat dhe do keni dashuri me shikim të parë. Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë. Mos kini besim absolut tek askush. Mos i lini gjërat të rrjedhin vetë në planin financiar sepse mund të keni probleme më pas.

  • virgjeresha

    Ka mundësi që planetët të sjellin më shumë fat për paratë gjatë kësaj dite. Ju të dashuruarit do keni nevojë për më shumë siguri në çift dhe do ja shprehni haur partnerit këtë gjë. Priten diskutime të gjata, nxehje, por edhe momente të ngrohta. Deri në fund të ditës do jeni sqaruar për gjithçka. Ju beqaret do i shihni gjërat me shumë realizëm dhe nuk do nxitoheni për të filluar menjëherë një lidhje. Mos filloni asgjë pa qenë të sigurte. Në punë nuk duhet të ndërmerrni rreziqe shumë të mëdha vetëm që të arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë në kohën e duhur. Mos e teproni me shpenzimet dhe nuk do keni asnjë surprizë të keqe me financat.

  • peshore

    Sot Hëna e re do ketë më shumë ndikim në jetën tuaj. Ajo do ju largojë mërzitjen dhe do ju ndihmojë të ndiheni më të çliruar. Ditë pa probleme do jetë kjo e sotmja për ju qe jeni në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë që keni në krah dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët duhet të jeni më realistë sepse nëse bëni gabime do vuani shumë gjatë më pas. Në punë do jeni më të organizuar dhe do bëni të pamundurën që të arrini sa më parë objektivat. Disa miq do i keni goxha mbështetje të fortë. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak sepse do dini t’i bëni mirë llogaritë.