Art Jetese

Horoskopi ditor, shenjat më me fat për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

E premtja është një ditë pozitive për ndjenjat, sidomos nëse keni nevojë të sqaroni diçka me partnerin tuaj. Ndërsa në punë mund të ndiheni pak të lodhur. Bëni kujdes me persona të shenjës së Bricjapit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Këto ditë kanë qenë të qeta për ju në aspektin sentimental. Prisni deri të dielën për emocione të forta. Në punë, nuk është momenti i duhur për të bërë zgjedhje të rrezikshme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Hëna ju fton të përjetoni emocione pa hezituar. Nga ana tjetër, në punë, nëse keni dyshime, mos i bëni gjërat me nxitim.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Duhet të tregoheni të matur për çështje të caktuara në romancën tuaj. Ndërsa në punë shmangni debatet dhe mos e mbingarkoni veten.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Edhe nëse nuk ka emocione të forta, situata për ndjenjat është pozitive. Nga ana tjetër në punë nuk ju mungon energjia, ndaj përfitoni të realizoni projektet që keni menduar!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Të premten do të keni disa dyshime për partnerin/partneren që mund ta zgjidhni me dialog. Në punë, vini në provë idetë tuaja dhe nëse vendosni të largoheni nga një kompani, bëjeni me kokën lart.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Falë ndikimit të Hënës, dita do të nisë mjaft mirë. Në punë, do të keni shumë energji gjatë pasdites dhe çdo problem profesional që keni pasur prej muajsh, do të zgjidhet.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri do të jeni të papërmbajtshëm. Në punë, nëse ka diçka që nuk shkon, mos hezitoni të flisni për të.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Bëni mirë të tregoheni të pjekur për konflikte që keni me persona të shenjës së Peshqve dhe Binjakëve. Në punë, projekte të reja do të vijnë, ndaj mos kini frikë të ndryshoni!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

E premtja do të hiqni çdo dyshim që keni për partnerin. Në punë, përpiquni të mos emocionoheni shumë dhe kujtoni se ndonjëherë është mirë të delegoni disa detyra.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Kjo është ditë shumë e bukur për dashurinë, ndaj filloni të planifikoni diçka të këndshme për fundjavën që tani. Në punë, edhe nëse ju pëlqen të eksperimentoni, duhet të pranoni atë që ju propozohet.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Të premten bëni kujdes dhe shmangni debatet e panevojshme. Në punë, do të vijnë lajme të mira por hidhini një sy shpenzimeve.