Art Jetese

Horoskopi ditor: Nëse duhet të bëni një zgjedhje në punë është dita e duhur

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Bëni kujdes në dashuri, historitë e lindura kohët e fundit nuk janë aq të qëndrueshme. Ndërsa në punë do ju vijnë lajme të reja shumë shpejt.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Më në fund do të përjetoni disa emocione ndryshe. Të mërkurën një person do të tregojë se është shumë i afërt me ju. Ndërsa në punë, nëse keni ide të mira, filloni të planifikoni diçka solide për muajt në vijim.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Beqarët bëjnë mirë të shohin përreth sepse mund të keni pranë një person me rëndësi. Ndërsa në punë, nëse keni ndonjë dyshim, merrni kohë që të merrni vendimin e duhur.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri duhet të bëni pak durim, yjet tregojnë se është koha për të reflektuar. Në punë, dëshironi diçka të re, por bëni kujdes që të mos bëni ndonjë hap të gabuar.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm sepse mëngjesi fillon me tension. Ndërsa në punë, tani keni mundësitë më të mira për të përgatitur diçka të bukur deri në pranverë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Emocione të bukura do të vijnë falë ndikimit të Hënës. Në punë, mund të merrni diçka më shumë. Janë të favorizuar personat e vetëpunësuar.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Personi që keni në krah ka nevojë për vëmendje, sidomos nëse historia juaj e dashurisë ka lindur kohët e fundit. Ndërsa në punë ka disa çështje ekonomike që duhen zgjidhur.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Bëni mirë që të qëndroni larg polemikave dhe diskutimeve të kota me partnerin/partneren tuaj. Në punë, të mërkurën mund të bëni disa njohje të dobishme për të ardhmen.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri, të mërkurën është një ditë mjaft interesante. Nëse duhet t’i thoni diçka partnerit tuaj, mos hezitoni. Ndërsa nëse duhet të bëni një zgjedhje në punën tuaj, është dita e duhur.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Të mërkurën është një ditë pozitive për ndjenjat. Nëse keni qëndruar shumë gjatë vetëm, mos u mbyllni në shtëpi por dilni. Në punë, megjithatë, mos prisni por flisni nëse keni propozime të vlefshme.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri jeni paksa të hutuar ndaj shmangni diskutimet e panevojshme. Në punë, do të jeni kreativë, gjë që do ju ndihmojë për t’i dhënë zgjidhje disa situatave.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka të rëndësishme partnerit tuaj, mos hezitoni, e mërkura është dita më e mirë për ta bërë atë. Në punë, përpiquni të shmangni diskutimet e panevojshme me shefat.