Lajme

Homazhe në nderim të jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot (e mërkurë) mbahet Ditë Përkujtimi dhe bëhen homazhe në nderim të jetës dhe  veprës së Kolonel Tahir Zemaj.

Postimi i plotë

Nën organizimin e bashkëluftëtarëve, të mërkurën, më datë 4 janar 2023, në njëzet vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Kolonel TAHIR ZEMAJ, ish-kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, HASAN ZEMAJ si dhe ENIS ZEMAJ, mbahet Ditë Përkujtimi dhe bëhen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Përkujtimi dhe homazhet fillojnë  në orën 12:00 në Strellc të Epërm – Deçan, pranë varrit të Heroit, Tahir Zemaj.

/Shqip.com