Sport Ndërkombëtar

Holanda kualifikohet tutje si lidere e grupit

Holanda e mbyll grupin A si lidere e grupit.

‘Tulipanët’ kanë arritur të mposhtin Katarin me rezultatin 2:0, për të shkuar në fazën tjetër si liderë.

Holandezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 26′, me anë të Cody Gakpo, i cili u asistua nga Klaassen.

Në pjesën e dytë, anëtari i Barcelonës, Frenkie de Jong shënoi për 2:0, në minutën e 49′. Këto dy gola i dhanë Holandës fitoren ndaj Katarit.

Me fitoren e regjistruar sonte, skuadra e Louis van Gaal grumbulloi pikët e shtata dhe mban pozitën e parë.

Katari mbetet në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar.

/Shqip.com