Hoffmann pretendon se Sunderland e detyroi të luante me Covid 19

Portieri i Bayern Munich, Ron-Thorben Hoffmann, i cili ishte i huazuar te skuadra angleze, Sunderland ka pretenduar se u detyrua të luajë edhe pse ishte i sëmur me Covid 19.
Në një intervistë për Sky Sport ai ka folur për përvojën e tij në Angli.

Sipas, 23-vjeçarit ai luajti derisa gjendja iu përkeqësua shumë.
“Unë isha në karantinë për shtatë ditë, pastaj bëra një test privat dhe doli pozitiv, por në ditën e tetë u riktheva në stërvitje. Ndërkaq në ditën e nëntë isha duke luajtur. Kam luajtur edhe tri ndeshje të tjera pas sëmundjes, por u përkeqësova nga ndeshja në ndeshje. Kisha një nivel shumë të ulët energjie, nuk kisha forcë të ngrihesha pas ndeshjeve dhe nuk mund të zbrisja nga divani”, tha ai.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/22938589/1235493648.jpg)
Gjermani shtoi se pasi u sëmur u kthye në Munich për disa ditë dhe humbi vendin e titullarit te Subderland.
Më pas fola vetë me përgjegjësit dhe u kërkova të më kontrollonin. Mora iniciativën me familjen time dhe me njerëzit që më rrethonin dhe thamë: Po shkoj në Mynih. Pastaj, për fat të mirë, gjithçka ishte përsëri mirë. Unë isha në Mynih për katër ditë dhe pikërisht në këtë kohë që nuk isha atje u punësua trajneri i ri dhe ai futi në portë një portier anglez, i cili gjithashtu bëri mirë. Ne hymë në play-off dhe nuk kishte asnjë shans për mua të arrij dhe të futem në portë”.
Një gjë të tillë e ka mohuar skuadra angleze, e cila përmes një njoftimi ka treguar se ka ndjekur të gjitha masat e nevojshme kundër Covid 19.
Club statement: Ron Thorben-Hoffmann#SAFC
— Sunderland AFC (@SunderlandAFC) June 10, 2022
Hoffmann bëri 24 paraqitje me fanellën e “Maceve të Zeza”, duke e mbajtur portën e paprekur tetë raste./Shqip.com