Sport Shqiptar

Historike, Shqipëria me medalje të artë

Lara Colturi shkruan historinë me Shqipërinë. E reja italiane ka fituar medaljen e parë të artë në Kampionatin Botëror të Skive Alpine në kategorinë Junior.

Vajza e lindur në Itali, por që mori pasaportën shqiptare, dominoi super-gjigantin ditën së sotme, në St. Anton të Austrisë, duke i lënë pas me diferencë të ndjeshme kundërshtaret e saj.

Pozita e dytë dhe medalja e argjendtë shkoi për zviceranen Stefanie Grob. Në podium edhe italiania Alice Calaba, e cila e mbylli garën e treta.

/Shqip.com