Lajme Ballkan

Hiqet baneri “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” që ishte vendosur në hyrje të Budvas

Një baner i madh me mbishkrim “Kur ushtria kthehet në Kosovë” është larguar nga mur mbrojtës në hyrje të qytetit të Budvas në Mal të Zi, shkruan “Vijesti.me”.

Nga Policia e Budvas kanë thënë se kanë lajmëruar inspektoratin komunal meqë nuk ishte grafit që të merrej policia, por një pëlhurë që dikush e kishte ngjitur në mur.

I njëjti grafit ishte shkruar më parë në disa qytete në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë (BiH).

Një pankartë me të njëjtin mesazh është krijuar nga tifozët e klubit të futbollit “Crvena zvezda”, gjatë një ndeshjeje miqësore me Fiorentinën italiane më 26 korrik në Beograd.

/Shqip.com