Sport Shqiptar

Hidhet shorti për garat ndërkombëtare ku garon Kosova

Në Freising të Gjermanisë është hedhur shorti për Kampionatet Evropiane për Shtetet e Vogla, si dhe kategori të reja.

Në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në konkurrencën e femrave, vashat Dardane do të garojnë në Grupin A.

Në këtë grup janë edhe Qipro, Andorra, Norvegjia dhe Malta.

Kampionati mbahet nga 28 Qershori deri më 3 Korrik në Qipro.

Kujtojmë që vitin e kaluar Kosova morri pjesë për herë të parë në këtë kompeticion dhe arrit një rezultat historik, duke e zënë vendin e tretë.

Vashat e Kosovës U20 do të garojnë në Divizionin B, në Grupin C.

Ku do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore.

Ky Kampionat zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 Korrik.

Evropiani i Divizionit C do të mbahet në Kosovë dhe do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe.

Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia.

Kampionati zhvillohet nga 12 deri më 17 Korrik.

Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë, ndërsa këto gara mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë.

Në këtë short kanë qenë pjesëmarrëse edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, njëkohësisht si anëtare e Komisionit e të Rinjve në FIBA, si dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK.