Ekonomi

Hetuesit e krimeve ekonomike sigurojnë dëshmi për mashtrim për tenderin me uniformat e policisë

Ilustrim

Pas tenderit të hapur nga Policia për furnizimin me uniforma të Policisë, kanë aplikuar disa operator ekonomik të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur dhe mashtruar prokurimin publik.

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit(DHKEK), lidhur me këtë kanë filluar hetimin që ka zgjatur afro dy muaj.

“Pas tenderit të hapur nga policia për furnizim me uniforma të policisë, ku kishin aplikuar disa operator ekonomik. Hetuesit policorë nga DHKEK-u, nën dyshim për përfshirje në veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’, kanë filluar hetimin që ka zgjatur afro dy muaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bazuar në hetimet dhe të gjeturat, kanë ardhur deri tek dyshimet se tre operator ekonomik kanë kryer veprat e lartcekura.

“Bazuar në hetimet e kryera, gjegjësisht në të gjeturat gjatë hetimit, ka ardhur deri te dyshimi se tre operator ekonomik kanë kryer veprën e lartcekur. Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar”.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se dëshmitë e siguruara së bashku me kallëzimin penal do t’i dërgohen prokurorit./Shqip.com