Herman Hesse, veprat e të cilit njihen për zhvillimin e vetënjohjes

Ndër shkrimtarët më të shquar gjerman, Herman Hesse, u bë i njohur për shkrimet e tij shpirtërore e filozofike.
Temat e veprave të tij reflektojnë vetë jetën e tij, ai ishte natyralist, mistik, buddhist, aktivist faustian, por gjithmonë intimërisht fetar.
Herman Hesse, ishte gjithashtu Novelist laureat i çmimit Nobel, veprat e të cilit njihen për kërkimin e individit për vetënjohje.
Hesse kishte vendosur që në moshën 12-vjeçare se donte të bëhej poet, dhe pasi mbaroi shkollimin, ai u përpoq të identifikonte se si ta arrinte këtë ëndërr.
Ai, u bë nxënës në një librari, por u largua pas tre ditësh për shkak të zhgënjimit dhe depresionit të vazhdueshëm. Falë kësaj mungese, babai i tij refuzoi kërkesën për t’u larguar nga shtëpia për të filluar një karrierë letrare.
Në vend të kësaj, ai filloi të punonte si mekanik në një fabrikë, duke menduar se do të kishte kohë të punonte për interesat e tij letrare.
Në moshën 19-vjeçare, ai filloi një praktikë të re në një librari në Tübingen, ku në kohën e lirë zbuloi klasikët e romantikëve gjermanë, temat e të cilëve të spiritualitetit, harmonisë estetike dhe transcendencës do të ndikonin në shkrimet e tij të mëvonshme.
Në vitin 1899, Hesse botoi një vëllim të vogël poezish, ai u transferua në Bazel, ku hasi stimuj të pasur për jetën e tij shpirtërore dhe artistike.

Poezi nga Herman Hesse
Ne mjegull
E çuditshme, të endesh në mjegull!
Tё vetmuar janё çdo kaçube dhe gur,
as pemët s’e shohin njëra-tjetrën,
secila qëndron e vetmuar.
Plot miq më dukej bota,
kur jeta ime ish e qartë ende;
tani që bie mjegulla
nuk shoh më nga miqtë asnjë.
Asnjë, që errësirën s’e njeh,
nuk është i urtë, sigurisht,
që lehtas dhe ghithnjë
e ndan atë nga të gjithë
E çuditshme të endesh në mjegull !
Të jetosh, vetmi, do të thotë.
Asnjë qenie s’e njeh tjetrën
secili i vetëm është në botë.