Hendbollistet kosovare pësojnë humbje të thellë nga Finlanda

Hendbollistet e Përfaqësueses U17 të Kosovës kanë humbur ndeshjen e tretë në kuadër të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë, shkruan Shqip.com.
Të hënën, hendbollistet kosovare janë përballur me Finalandën ku kanë pësuar humbje me rezultat 44:10.
Pas pjesës së parë, rezultati ishte 18:6, derisa pjesa e dytë ishte e zbehtë, duke e bërë të qartë se këtë gjeneratë e pret punë e madhe dhe rrugë e gjatë për të kërkuar suksesin në këtë nivel.
Në këtë ndeshje, kishte gabime të shumta teknike nga hendbollistet tona, ndonëse angazhimi ishte i madh.
Drejtuesit e ekipit të përfaqësueses kosovare e cilësojnë ndeshjen me Finlandën si përvojë e fituar, e dobishme kjo për hedbollistet e reja për zhvillim të mëtejmë.
Kjo gjeneratë është grumbulluar për herë të parë, derisa kjo është edhe gara e parë e tyre./Shqip.com