Lajme

Haziri: Kurti të sqarojë nëse është i interesuar për njohjen nga Serbia

Lutfi Haziri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),
Lutfi Haziri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë për marrëveshjen me Serbinë.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të sqarojë nëse është i interesuar për njohjen nga ana e Serbisë.

“Ftojmë kryeministrin të na sqaroj se a është duke u angazhuar në bisedime për një njohje në qendër, apo pret një marrëveshje bazë për një normalizim të marrëdhënieve në një periudhë 10 vjeçare. Asnjë dokument, s’ka pasur në mënyrë eksplicite që është e parashkrume se çka do të ndodhë në atë proces”, ka thënë Haziri në Kanal 10.

Haziri thotë se për të tretën herë me radhë, procesi i dialogut është duke u reformuar në esencë.

Paralajmërimin e vizitës në Kosovë e Beograd të dy diplomatëve euro-evropian, Lajçak dhe Escobar, Haziri e ka quajtur “agresiv” në realizimin e kërkesave që dyshja e diplomatëve pritet t’i bëjë Kosovës e Serbisë për procesin e dialogut.

/Shqip.com