Haziri kritikon qeverinë për mosndarje të buxhetit për stadium

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka ndarë asnjë cent për vitin 2022 për rindërtimin e stadiumit të këtij qytet.
Siç ka thënë Haziri, ky vendim i qeverisë “është goditje për Gjilanin, por që ne nuk do ta lejojmë këtë”.
“Do të punojë me të gjitha grupet politike për ta përmirësuar këtë. Nuk është buxheti i një ministri apo një qeverie, buxheti është në duar të 120 deputetëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, mungesë vullneti nuk është vetëm për përfundimin e stadiumit, pasi thotë se mungon buxheti edhe për qarkoren, e cila e lidhë qytetin e Gjilanit me Autostradën.
“Mungon, po ashtu, mos panifikimi buxhetor për pjesën e Autostradës nga Gllama e Bresalcit në drejtim të Konçulit”.
Pra, mos përfshirja për vitin e ardhshëm edhe e këtij pragrami, thotë se “nënkupton për ne anashkalim buxhetor dhe mos kujdes për Gjilanin!”.
Më 29 tetor, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në shumën prej 2 miliardë e 748 milionë euro.
Sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, buxheti ka një rritje prej 8.7% krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti apo 220 milionë euro më shumë. /SHQIP.com