Haziri: Besimi qytetar shprehet me votë
Publikuar:
(14.11.2021 10:22:41)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se besimi qytetar shprehet me votë.
Ai kërkoi nga qytetarët e Gjilanit që të votojnë masivisht.
Po ashtu, Haziri tha se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi në Gjilan.
“Vota është përgjegjësi për të projektuar Gjilanin për katër vitet e ardhshme”, tha Haziri.
Përballë në balotazh, Haziri e ka Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Shqip.com