Hazard nuk po e gjen shkëlqimin e dikurshëm

Shumë vite ishte ndër sulmuesit më të mirë në ishull.
Tifozët në “Stamford Bridge” mahntieshin me paraqitjet e tij.
Por, në Madrid i është zbehur shkëlqimi.
Eden Hazard – dhe fati nuk janë në të njëjtën anë.
Lëndimet e shumta – kanë bërë që sulmuesi belg të ketë rënie drastike të formës.
Ai u inkuadra nga banka rezervë – në ndeshjen ndaj Celta Vigos dhe Karim Benzema vendosi t’i lë penaltinë për ta ekzektuar.
Por, Hazard nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.
Numri shtatë që ka në fanellë po i shton presionin në supe edhe më shumë.
Teksa, edhe çmimi i tij në “Transfermarkt” ka pësuar rënie drastike – në vetëm 12 milionë euro.
Hazard ka kontratë me kampionët e Evropës – deri në vitin 2024 dhe po e kërkon “rilindjen” ende.
Ai nuk e ka shijuar ndjesinë e golit – në 20 ndeshjet e fundit të La Ligës./Shqip.com