Hazard po e shijon futbollin përsëri

Kaloi periudha tejet të vështira me lëndime e qëndroi në stol.
Por, buzëqeshja është rikthyer përsëri në fytyrën e Eden Hazard.
Sulmuesi belg – ka shënuar golin e parë – që nga muaji janar i vitit 2022 – me fanellën e Real Madrid.
Numri 7-të u inkuadrua në ndeshjen ndaj Celtic – në minutën e 60-të – pasi Karim Benzema u lëndua dhe arriti të lë shenja në fushën e gjelbër.
Madje, Hazard e regjistroi edhe një asistim për Vinicius Jr – duke dhënë sinjale që po rikthehet në formën e tij të vjetër.
Këmbëshpejti kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2019, por për shkak të lëndimeve të shumta – nuk ka mundur ta tregojë klasin e tij.
Ai ka kontratë me “mbretërit” deri në vitin 2024 – dhe në “Transferkarkt” vlerësohet 10.8 milionë euro.
Eden – ka një karrierë të pasur, ndër të tjera e ka fituar Premierligën dhe Europaligën me Chelsean – teksa me madrilienët e “rrëmbeu” edhe veshgjatën.
Kjo paraqitje e 31 vjeçari jep shpresa edhe për tifozët e kombëtares belge – në prag të Kampionatit Botëror “Katari 2022”./Shqip.com