Haxhiu: Vizita në SHBA do të realizohet më vonë për shkak të situatës, nuk ka refuzim

Gjatë ditës është raportuar se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka refuzuar vizën Ministres së Drejtësisë.
Mirëpo kjo është mohuar nga vetë Haxhiu.
Përmes një reagimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se vizita në SHBA do të realizohet më vonë për shkak të situatës së fundit në Kosovë.
“Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për vizitë në SHBA. Marrë parasysh situatën aktuale politike në vend, bashkërisht kemi konsideruar se duhet ta shtyjmë për një datë më të përshtatshme vizitën. Lajmet se më është refuzuar viza dhe lajmet tjera lidhur me vizitën, ndryshe nga ky shpjegim, nuk qëndrojnë pra janë të pavërteta” ka thënë Haxhiu.
Më tutje Haxhiu ka thënë se vizita do të realizohet dhe për shkak të interesimit, datat do t’ua kumtojmë me kohë.
/Shqip.com