Lajme

Haxhiu: Thaçi e Veseli nuk deshën të na takojnë në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, kanë refuzuar t’i takojnë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë kur kanë udhëtuar për në Hagë, ku janë takuar me të akuzuarit, transmeton Shqip.com.  

Ajo thotë që përveç Thaçit e Veselit që nuk kanë dashur takim me ta, zyrtarët e ministrisë që Haxhiu drejton janë takuar me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e Hysni Gucatin.

“Ne kemi pasur një vizitë në Gjykatën Speciale, përpos zotit Thaçi dhe Veseli që nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, kemi takuar zotin Krasniqi, Selimi dhe Gucati. Thaçi e Veseli nuk kanë dashur të takohen me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë”, tha Haxhiu për ‘RTV Dukagjini’.

Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimi

Haxhiu thotë secili prej atyre që janë në Hagë kanë mbështetjen financiare nga shteti dhe e kanë mbrojtën e paguar.

“Ministria e Drejtësisë është duke i kryer përgjegjësitë që ka ndaj tyre”, tha tutje Haxhiu.

Më 5 nëntor bëhet një vit që kur ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët janë arrestuar nga Gjykata Speciale. /Shqip.com