Lajme

Haxhiu: Të gjithë ata që nuk kanë kryer detyrën duhet të japin dorëheqje ose të shkarkohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takmit ndërministrorë ka deklaruar se rasti i vrasjes së 35-vjeçarës është shumë i rëndë.

“Kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale, në bazë të informative nga Policia viktima kishte raportuar rastin në korrik por që Prokuroria e kishte lëshuar sulmuesin në procedurë të rregullt, secili prej institucioneve janë të obliguar të veprojnë lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tutje Haxhiu ka thënë se rasti i djeshëm nuk duhet ta na zmbrapsë por duhet të na forcojë edhe më shumë.

“Të gjithë ata që nuk e kanë kryer detyrën duhet të japin dorëheqje ose të shkarkohen, nuk është detyrë e Ministres së Drejtësisë që të shkarkojë prokurorë apo gjyqtarë” ka thënë Haxhiu.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje lidhur me rastin e gruas shtatzënë e cila u vra të mërkurën në mbrëmje para Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Gjykata është bërë e ditur se me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëgjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje.

I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte denoncuar edhe për dhunë në familje më herët. I njëjti ndodhet ende në arrati.

Sot në Prishtinë, pritet të organizohet protestë. Kjo protestë, organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe nis nga ora 16:00.

Protesta organizohet në “Sheshin Zahir Pajaziti”.

/Shqip.com