Lajme

Haxhiu: Si mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se i gjithë opinioni e dinë që Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë.

Ajo shtoi se listat e veteranëve janë fryrë.

“Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minut se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministrja në RTV21.

Theksojmë se kryeministri Albin Kurti në një paraqitje televizive kishte thënë se nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë veteranë./Shqip.com