Haxhiu: Projektligji për Noterinë synon fuqizimin e institucioneve përgjegjëse kundër korrupsionit

Ministria e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes projektligjit për noterinë synojmë të fuqizojmë institucione përgjegjëse për luftimin e korrupsionit.
Përmes një konferencë për media, Haxhiu tha se synojnë edhe themelimin e mekanizmave për verifikimin e pasurisë për persona zyrtarë.
“Përmes projektligjit për noterinë synojmë të fuqizojmë institucione përgjegjëse për luftimin e korrupsionit. Synojmë edhe themelimin e mekanizmave të pavarur për verifikimin e pasurisë për persona zyrtar. Projektligji për sanksione të shenjëstruara është një nismë tjetër e rëndësishme ka për qëllim sundimin e ligjit. Ky është nja hap tjetër në luftimin e krimit të korrupsionit”, tha Haxhiu.
Haxhiu theksoi se e rëndësishme është se gjatë këtyre muajve është bërë rishikime të noterëve, ku lirohen fëmijët pa kujdes prindëror, dhe ata me nevoja të veçanta.
“Sa i përket noterisë kemi marr disa veprime ligjore. Është me rëndësi se gjatë këtyre muajve kemi bërë rishikime të noterëve. Lirohen fëmijët pa kujdes prindëror, me nevoja të veçanta. Me këtë udhëzim kemi caktua tarifa të arsyeshme për shërbime noteriale”.
Ajo shtoi se kanë ulur 40% provimin e jurisprudencës për kandidatë.
“Rëndësi të veçantë i kemi kushtuar llogaridhënies. Dje një përmbaruesi i kemi hequr licencën. Ne do të bashkëpunojmë me odën e noterëve dhe përmbaruesve dhe i thërrasim të jenë në shërbim të qytetarëve. Kemi nxjerrë dy udhëzime për tarifën e ndërmjetësuesit. Kemi mundësuar ndryshimin e tarifave me qellim të krijimit të përshtatshëm për qytetarë. Kemi ulur 40% uljen e jurisprudencës për kandidatë”.
Tutje, Haxhiu tha se këto procese janë meritore dhe vetëm ata që meritojnë mund ta kalojnë provimin e jurisprudencës./Shqip.com