Lajme

Haxhiu: Nëpërmjet marrëveshjes juridike mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhet njohja për arbitrazhin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për shume tematike.

Por në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur edhe për shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Haxhiu ka thënë se përmes kësaj marrëveshje do të bëhet njohja e arbitrazhit.

“Palët përmes kësaj marrëveshje gëzojnë mbrojtje të njëjtë juridike. Dokumentet e lëshuara nga gjykata që janë të vërtetua me nënshkrim nuk do të jenë objekt i legalizimit. Përmes kësaj marrëveshje do të bëhet njohja për arbitrazhin’’ ka thënë Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës pritet të diskutojë sot edhe për pagën minimale./Shqip.com